Rruga B Prishtinë
Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe banimi 117.6m² dhe terasë me sipërfaqe 33m², me lokacion në Rrugën B, afër Royal Mall, në kompleksin AgroTrade, ndërtim nga Agro Trade.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri hapësira të shfrytëzueshme pune, një banjo, tualet, depo dhe terasën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të ndërtuara së fundmi, me qasje të afërt në rrugën kryesore dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!