Ofrohet me qira banesa terracier me sipërfaqe banimi 120m² dhe tarracë me sipërfaqe 50m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master, dy banjo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron dy garazha.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
*Banesa ofron mundësinë e mobilimit me çmim shtesë dhe mundësinë e lëshimit për zyrë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!