Ju nuk keni ndonjë shpallje të ruajtur në listen e të preferuarave.
Lagjja e Spitalit Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në Rrugën “Malush Kosova”, tek "Banesat e Avni Gjakova", afër marketit Maxi.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!