Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe nga 60m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën "Bedri Shala", ndërtim nga SN-A.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, garazh dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme për banorë.
Ndodhet në një lokacion të përshtatshëm për banim, në afërsi të çdo shërbimi të nevojshëm për banorë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!