Ofrohet me qira objekt afarist me sipërfaqe prej 650 m² në Aktash, në Rrugën Ferat Draga.
Objekti është i strukturuar në përdhes dhe tri etazha dhe është i organizuar si më poshtë: gjashtë hapësira pune me sipërfaqe të bollshme, katër zyra më të vogla, pesë tualete në total, dy kuzhina funksionale, dy depo, si dhe ballkone me qasje nga pothuajse çdo hapësirë pune. Kati përdhes ka sipërfaqe prej 150.08m², kati i parë ka sipërfaqe prej 130.7m² dhe 27.2m² terasë, kati i dytë ka 131.7m² dhe 28.2m² terasë ndërsa kati i tretë ka 124m² dhe 33.2m² terasë.
Prona është ndërtim i ri dhe me cilësi të lartë. Është e pajisur me gjenerator, sistem alarmi sigurie, hidrofor aktiv për furnizim me ujë në rast nevoje, si dhe sistem filtrimi të ujit të pijshëm për stafin. Po ashtu, ka hapësirë për 15 vendparkingje.
Objekti ndodhet në një nga lagjet më të përshtatshme të qytetit për aktivitet afarist, me qasje të lehtë dhe të shpejtë në qendër, lidhje të mira me lagjet e tjera, qarkullim të rregullt të trafikut urban dhe afërsi me shërbime të nevojshme.
Duke marrë parasysh të gjitha këto përparësi, objekti është veçanërisht i përshtatshëm për përdorim si zyrë, duke ofruar komoditet maksimal për këtë destinim.
*Objekti është aktiv nga data 1 Tetor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!