Ofrohet objekti me sipërfaqe 600m², me lokacion në Qendër, afër shkollës “Ahmet Gashi”.
Objekti është i ndarë në katër kate dhe përfshin gjithsej shtatë apartamente, prej të cilëve njëri është penthouse.
Në tërësi, objekti posedon 23 hapësira dhe shtatë banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike nën dysheme (Vaillant).
Po ashtu, objekti është i pajisur me gjashtë garazhe, gjashtë depo, kamera sigurie, alarm zjarri dhe ofron hapësirë të mjaftueshme parkimi.
Lokacioni është shumë i përshtatshëm dhe strategjik, duke qenë se ndodhet në njërën prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit, i përshtatshëm për banim, investim apo zhvillim të veprimtarive afariste.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!