Royal Green Residence Prishtinë







Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², me lokacion në Lagjen Royal Green Residence, Zllatar.
Shtëpia ka orientim nga të githa anët duke mundësuar ndriçim natyral të mjaftueshëm, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Bodrumi ka sipërfaqe 60m² dhe një hapësirë të shfrytëzueshme,
Përdhesa ka; qëndrimin ditor, kuzhinën, një banjo, verandën dhe një garazh,
Kati i parë ka; tri dhoma gjumi, njëra prej tyre master dhe një banjo,
Kati i dytë ka nënkulmin.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondiconer.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndërsa ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, një lagje e qetë që ofron kushte të mira banimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!