Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 165m² dhe terasë me sipërfaqe 52m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmbanë shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë për vendparkim, dy garazha me depo dhe gjendet në një lagje të qetë dhe private, në njërën prej lagjeve më me ndërtim të kualitetit të lartë të standardeve evropiane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!