Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 60m² me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Johan Gëte", afër restorant "Taunita Fish".
Kati ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, një banjo ndërsa ka edhe terasë të shfrytëzueshme në oborr.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!