Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 56m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në rrugën “Muharrem Fejza”, te restorant “Loriano”.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumit dhe një banjo
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja e Spitalit është zonë më e qetë por e shumë kërkuar që në të përfshin Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet kryesore shëndetësore, është zonë mjaft e mirëorganizuar, në afërsi ka shkolla, markete, rrugë lidhëse kryesore si dhe stacione të trafikut urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!