Qendër Prishtinë



Ofrohet me qira objekti afarist me sipërfaqe prej 2400m², i pozicionuar në qendër të qytetit, përgjatë rrugës "Agim Ramadani".
Objekti ka një pozitë jashtëzakonisht të favorshme, me qasje direkte në njërën nga rrugët më të frekuentuara të qytetit. Struktura përbëhet nga bodrumi, përdhesa, katër kate dhe nënkulmi. Çdo kat përmban hapësirë të hapur dhe të shfrytëzueshme, e cila mund të modifikohet në përputhje me nevojat dhe kërkesat e biznesit tuaj.
Objekti është i pajisur me sistem funksional ngrohjeje dhe është i lidhur me Termokos, duke garantuar efikasitet energjetik dhe komoditet gjatë gjithë vitit.
Vendndodhja qendrore, ekspozimi i lartë dhe fleksibiliteti i hapësirave të brendshme e bëjnë këtë pronë një mundësi ideale për zhvillimin dhe rritjen e suksesshme të biznesit tuaj.
Ky objekt përfaqëson një investim të mençur për çdo ndërmarrje që kërkon lokacion strategjik, infrastrukturë funksionale dhe hapësira të përshtatshme për operim afatgjatë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!