Lipjan Prishtinë


Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 2600m² me lokacion në Lipjan afër rrethit të ‘Prishtina Mall’.
Objekti është i orientuar nga lindja dhe perëndimi dhe është i struktuara në përdhes dhe kat. Përdhesa është e organizuar në një hapësirë me sipërfaqe 1350m² dhe dy tualete, ndërsa kati i parë është i strukturuar në një hapësirë me sipërfaqe 1250m² dhe dy tualete.
Sistemi i ngrohjes në këtë objekt mundësohet me energji elektrike.
Ndërtesa është e shtrirë në 35 Ari, ku po ashtu objekti ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Prona gjendet në një lokacion tejet të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive afariste, komerciale apo industriale. Kjo zonë është tejet e frekuentuar prandaj edhe investimi në këtë pronë është me potencial të lartë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!