Keqekollë Prishtinë








Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 165m², me lokacion në Keqekollë, afër Fabrikës së Kafesë "Galla".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçm natyral të mjaftueshëm, është e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, pesë dhoma gjumi dhe dy banjo.
Shtëpia ka investime kualitative, mobilje dhe orendi moderne që ofrojnë jetesë mjaft të rehatshme.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme ndërsa, mundësi me dru dhe me gas ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 80 Ari, oborr me hapësirë të gjelbëruar, hapësira pushimi dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Shtëpia gjendet në një zonë të qetë por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore ndërsa në afërsi ka edhe Lumin që rrjedh afër shtëpisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!