Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 174m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke ofruar ndriçim natyral të bollshëm, dhe është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë organizim funksional të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master, tri banjo, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.6 Ari ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Marigona Residence është një zonë rezidenciale private, e qetë dhe e sigurt, me standarde të larta ndërtimi, ideale për jetesë familjare.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!