Qershia Village Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 170m² dhe nënkulm me sipërfaqe 85m², me lokacion në Qershia Village, Çagllavicë, ndërtim nga BP Home.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu dhe është e strukturuar në përdhes, një kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, tri banjo, ballkon ndërsa në nënkulm ka një hapësirë të mjaftueshme.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia ka oborr me hapësirë të gjelbëruar si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim për dy vetura, ka investime shtesë,është e pajisur me kamera sigurie si dhe alarm kundër zjarrit.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë, më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!