Priam Village Prishtinë











Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 180m² dhe bodrum me sipërfaqe 87m², Tipi C, me lokacion në Lagjen Priam Village.
*Shtëpia ka orientim të mirë nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në bodrum, përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, njëra prej tyre master, katër banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4.2 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh.
*Shtëpitë kanë investime kualitative, parket dhe dritare gjermane, dyert nga firma Binni si dhe tullat belge.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, lagje e mbyllur dhe e qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë dhe me qasje të afërt në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!