Arberi - Dragodan Prishtinë





Ofrohet për qira banesa me sipërfaqe 61m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Ahmet Krasniqi", në kompleksin Tregtia.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme :qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!