Lagjja e Muhaxherëve Prishtinë






Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 300m² dhe terasë me sipërfaqe 40m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Gazmend Zajmi”, ndërtim nga Iliri Group.
Në kat janë 3 banesa me sipërfaqe të përbashkët 300m², me orientim nga të gjitha anët dhe secila prej tyre ka renditje të njejtë të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!