Veternik Prishtinë

Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe banimi 282m² dhe terasë me sipërfaqe 90m² me lokacion në Veternik, në Rrugën "Behar Begolli" në kompleksin Prime City, ndërtim nga Prime Group.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi me njërën prej tyre master, banjo, tualet, depo dhe terasën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!