Fshati Ndërkombëtar Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 430m² me lokacion në Lagjen Fshati Ndërkombëtar.
Shtëpia është e projektuar në përdhes dhe dy kate, ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçim të bollshëm natyral për të gjitha hapësirat e brendshme dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi dhe pesë banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe ngrohje gjeotermike ndërsa është e pajisure edhe me kondicioner. Ndër tjerash kjo pronë posedon edhe garazh si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje të qetë me një investim tejet luksoz, ky synim ka qenë ofrimi i një ambienti komod për jetesë për të gjithë banorët e kësaj zone.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!