Kodra e Trimave Prishtinë







Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 800m², me lokacion te Kodra e Trimave, në rrugën "Gjon Serreqi", afër market "Admiri".
Shtëpia ka orientim nga perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka lokal me sipërfaqe 170m² dhe terasë me sipërfaqe 170m²;
Kati i parë dhe kati i dytë kanë dy hyrje, kanë nga dy banesa me sipërfaqe 100m² me të njejtën renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes shtëpia e ka të mundësuar me pompë termike të instaluar nën dysheme, ka kamin dhe është e pajisur me kondiconer.
Shtëpia ka oborr me sipërfaqe 5 Ari ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim për 4 vetura.
Shtëpia gjendet në lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore, në afërsi me parkun dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!