në listen e të preferuarave.
Hajvali Prishtinë
Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 2600m² me lokacion në Hajvali, Prishtinë në Rrugën Princi Lazër.
Objekti është i strukturuar në katër etazha secila e ndarë në kthina të planifikuara për shfrytëzim afarist. Ndërtesa ka orientim nga të gjitha anët, i gjithi objekti është i pajisuar me mjete specialistike mjekësore, posedon hyrjet dhe rampat adekuate për funksionim të spitalit, ka ashensor, kondicioner për ventilim të hapësirave e shumë përparësi që i rrisin vlerën kësaj prone duke qenë se është objekt gatshëm për shfrytëzim!
Ndër tjerash, objekti po ashtu gjendet në truall me sipërfaqe 23 Ari ku po ashtu ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. Duke qenë se prona është e gatshme të shfrytëzohet si spital, objekti mund të jepet për çfarëdo biznesi tjetër varet nga kërkesa e klientit.
Prona është në proces të legalizimit dhe shumë shpejtë do të pajiset me dokumentat e posedimit.
Objekti gjendet në periferi të qytetit, përafësisht 15 minuta larg nga qendra, ka qasje direkte në rrugë dhe komunikim të lehtë dhe shumë të shpejtë me zonat tjera.
Të gjitha këto përparësi e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë për investim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!