në listen e të preferuarave.
Lagjja e Spitalit Prishtinë
Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 134m² dhe terasë me sipërfaqe 55m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në kompleksin Vëllezërit Asllani, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master, dy banjo dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor si dhe ofron garazh.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve mjaft të ndërtuara, me qasje të afërt nga rrugët kryesore, afër QKUK dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!