në listen e të preferuarave.
Currila Durrës
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 138.5m², me lokacion në Durrës, në kompleksin White Hill, ndërtim nga DCI Company.
White Hill Residence është një nga komplekset më luksoze të ndertuara në zonën e Currilave me një distancë vetëm 50m nga deti. Rezidenca është një inkorporim i hotelerisë dhe rezidencës për banim.
Në këtë kompleks kemi prezencën e një pishinë, bari dhe restorantiqë ndërthuren me hapësirat e gjelbëruara që ky ambjent ofron në funksion jo vetëm të hotelerisë por edhe të banorëve të rezidencës.
Kompleksi ofron mundësi parkimi në katet -1, kamera sigurie dhe roje private , kopshtar për hapësirat e gjelbëruara të rezidencës si dhe sanitare në cdo njësi.
Banesa në shitje ka nje siperfaqe totale prej 138.5 m2 dhe verandë 10m2. Është i organizuar në sallonin e ndenjes së bashku me kuzhinë, dy dhoma gjumi , dy tualete si dhe një verandë panoramike me pamje nga deti dhe nga pishina e kompleksit.
Ndërtesa ka sistem kapot të përdorur për izolim, ndarje të apartamenteve me dopio tullë dhe lesh guri si edhe ashensor.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!