në listen e të preferuarave.
Marigona Hill Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 164.90m² dhe terasë me sipërfaqe 60.34m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmbanë shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo, një tualet, utilit, terasë ndërsa ofron edhe bodrum.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Banesa ofron garazh dhe gjendet në një lagje të qetë dhe private, në njërën prej lagjeve me ndërtim të kualitetit të lartë të standardeve evropiane.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!