në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 129m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin “Hill Residence”, ndërtim nga Roof Group.
Banesa ka orientim nga perëndimi, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master bedroom, dy banjo, një depo dhe ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Banesa është shumë e mirëmbajtur dhe e mobiluar me mobile kualitative.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!