në listen e të preferuarave.
Marigona Residence Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe banimi 310m² dhe nënkulm me sipërfaqe 40m², me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në përdhesë, kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave;
Në përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë, një kuzhinë të jashtme, një dhomë të gjumit, banjo dhe garazhën;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom, një banjo dy ballkone dhe terasë;
Në nënkulm ka hapësirë pune dhe pushimi edhe një dhomë të gjumit.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 12.5 Ari, me oborr shumë të mirëmbajtur dhe hapësirë pushimi.
Gjendet në një lagje të qetë e të sigurt, lagjja është private dhe ofron siguri 24h, ndërtim i standardeve evropiane që mundëson jetesë të rehatshme për banorë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!