në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa duplex - penthouse me sipërfaqe 260m² + 80m² terasë, me lokacion te Prishtina e Re, ndërtim nga Prime Group.
Ka orientim nga të gjitha anët me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, katër dhoma të gjumit (tri master bedrooms), banjo, utilit, depo, terasë dhe dy ballkone. Përparësi e kësaj banese është se të gjitha banjot janë me ajrosje natyrale me anë të dritareve dhe të rregulluara me dru masiv të arrës. Kuzhina e banesës është e re si dhe e tërë banesa është e re.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike, ndërtesa posedon ashensor, dy garazha të përfshira opsionale si dhe hapësirë për vendparkim.
Kompleksi është ndërtim cilësor i projektuar detajisht, në një zonë të qetë që ofron pamje nga i gjithë qyteti.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!