në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 116m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Vicianum", ndërtim nga Arbëria Com, në kompleksin Arbëria, tek Meridian Express.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe termokos ndërsa është e pajisur edhe me kondiconer.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!