në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 210m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Bajram Curri", afër Meridian Express.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes, bodrum dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
përdhesa ka; dy dhoma gjumi, qëndrim ditor, kuzhinë, një banjo dhe bodrum,
kati i parë; qëndrim ditor, kuzhinë, një banjo dhe një ballkon,
kati i dytë; tri dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pelet.
Shtëpia është ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe prej 4.49 ari dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!