në listen e të preferuarave.
Lagja Gallapi Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 270m² me lokacion në Lagjen Gallapi, në rrugën "Bajram Bahtiri".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në tri kate, secila me sipërfaqe 90m², me këtë organizim të hapësirave të brendshme: dy qëndrime ditore, dy kuzhina, katër dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe tri ballkone.
Në katin e parë ndodhet një hapësirë me ballinë në rrugën kryesore, e cila shfrytëzohet si lokal dhe është aktualisht me qira aktive.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur ku dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Shtëpia ndodhet në truall prej 6.15 Ari dhe gjendet në një lagje private të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!