në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 98.80m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën "Behar Begolli", ndërtim nga Astral Construction, në kompleksin Elena.
Kompleksi Elena është një kompleks banesor i destinuar në lagjen Prishtina e Re, i cili ka për synim të jetë një nga projektet më dominuese në kryeqytetin e Prishtinës ku si i tillë dallon në shumë karakteristika të arkitekturës dhe kualitetit.
Banesa ka këtë renditje të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Kompleksi ku ndodhen banesa posedon ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Duke tejkaluar standardet normale të ndërtimit, fokusi është në funksionalitetin dhe kualitetin e ndërtimit, për një jetesë dinjitoze të çdo banori.
Ndër karakteristikat e këtij kompleksi janë pllakat akustike, të cilat kanë densitet të lartë, të përforcuara me tekstil dhe fije qelqi, për përdorim në zonat ku izolimi i zërit është i nevojshëm.
*Kompleksi përfundon ndërtimet në muajin Nëntor 2025.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!