në listen e të preferuarave.
Lagjja Nic Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 303m² me lokacion në Lagjen NIC.
Shtëpia ka orientim shumë të përshtatshëm nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes dhe një kat. Shtëpia ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi me njërën prej tyre master me garderober, dy banjo, një tualet dhe dy ballkone. Shtëpia është tërësisht e mobiluar me një stil modern dhe me ngjyra të këndshme që e bëjnë çdo hapësirë të ndjehet unike e të ofroj rehati dhe komoditet.
Sistemi i ngrohjes në këto hapësira mundësohet me energji elektrike të sistemit Vaillant.
Shtëpia gjendet në truall me sipërfaqe 3 Ari, hapësirë në të cilën ka kopsht me pamje shumë relaksues, pishinë dhe hapësira të jashtme për shfrytëzim. Po ashtu ka hapësirë vendparkimi për 3 vetura.
Shtëpia është pjesë e një lagje shumë të përshtashme për të zhvilluar jetesë kolektive, pasi organizimi i saj mundëson qarkullim të lehtë dhe të shpejtë me një siguri maksimale 24/7. Po ashtu, qasja e shpejtë për në qendër të qytetit si dhe afërsia me shkolla fillore dhe të mesme e bën këtë lagje edhe më të përshtshme për familje.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!