në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohen për shitje dy shtëpi të metrazhës së njejtë, secila me sipërfaqe 260m², të tipit B, me lokacion në Dragodan, në Lagjen Washington Residence, ndërtim nga Kosova Home Sh.p.k.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, njëra nga to master, tri banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ndër tjerash ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Washington Residence është një lagje private, të qetë e të sigurtë, që e bën këtë lokacion shumë të përshtatshëm për jetesë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
*Çmimi i shfaqur përcaktohet vetëm për njërën shtëpi.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!