në listen e të preferuarave.
Marigona Residence Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe banimi 174m² dhe bodrum me sipërfaqe 40m², me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në përdhesë, kat dhe bodrum me këtë renditje të hapësirave; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master, dy banjo, tualet, tri depo dhe ballkon ndërsa ka edhe bodrum.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr shumë të mirëmbajtur, hapësirë pushimi dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia është e mobiluar me mobile kualitative dhe shumë të qëndrueshme.
Gjendet në një lagje të qetë e të sigurt, lagjja është private dhe ofron siguri 24h, ndërtim i standardeve evropiane që mundëson jetesë të rehatshme për banorë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!