në listen e të preferuarave.
Veternik Prishtinë
Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 683.14m² dhe terasë me sipërfaqe 183.73m², me lokacion në Veternik, në Rrugë "Hysni Hajdarmataj", afër "International School Pristina".
Objekti është i strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate ndërsa ka të shfrytëzueshme edhe terasën.
Përdhesa ka sipërfaqe 157.84m², ka tri hapësira të shfrytëzueshme pune dhe ka tri banjo përfshirë edhe banjo për persona me aftësi të kufizuara ndërsa po ashtu bodrumi ka të njejtën sipërfaqe.
Kati i parë ka sipërfaqe 183.73m², ka gjashtë hapësira pune, dy banjo dhe ka funksion për klinika me hapësira të veçanta.
Kati i dytë ka sipërfaqe 183.73m², ka funksion banimi me këtë rendtije të hapësirave; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo ndërsa terasa ka po ashtu të njejtën metrazhë, verandë me hapësirë pushimi si dhe pishinë.
Objekti sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, gjendet më në periferi të qytetit, ka qasje në rrugë kryesore dhe komunikim të lehtë dhe shumë të shpejtë me zonat tjera.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.
*Objekti ofron mundësinë e ndarjes së kateve, me hyrje të veçantë për secilin kat.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!