në listen e të preferuarave.
Mati 1 Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 88.69m², me lokacion te Mati 1, në rrugën “Ndue Përlleshi”, në kompleksin Mata Hill Objekti F1, ndërtim nga Pozhegu Brothers.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në fund të vitit 2025.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!