në listen e të preferuarave.
Ulpianë Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 89.74m², me lokacion në Ulpianë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, dy banjo, tualet, tri ballkone dhe një depo.
Banesa është e dizjanuar me interier modern dhe bashkëkohor dhe është e mobiluar me mobilje kualitative.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshinë, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej Univesiteteve si dhe me Menzën e Studentëve.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!