Pejton Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 220m², me lokacion në Pejton, afër BKT-së.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom, dy banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy depo.
Banesa është shumë e mirëmbajtur, e përcjellur me një stil modern dhe e mobiluar me mobile kualitative dhe shumë funksionale.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Banesa ofron po ashtu mundësinë e lëshimit për zyre.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!