Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 210m² me lokacion në Dragodan, në rrugën “Abdulla Bojku”, afër Parkut.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në bodrum, përdhes, një kat dhe nënkulm dhe ka këtë renditje të brendshme:
Në bodrum ka garazhën;
Në përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë, një tualet dhe një ballkon;
Në katin e parë ka tri dhoma të gjumit, një banjo dhe ballkon ndërsa në nënkulm ka një hapësirë të shfrytëzueshme.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, dhe me qasje të afërt nga rrugët kryesore, duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
*Shtëpia mundëson mobilimin e ambienteve dhe ofron mundësinë e lëshimit për zyre.
Durch das Ausfüllen des folgenden Formulars wird unser Agent Sie über Ihre Fragen informieren!