Llapllasellë Graçanicë




Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1370m², i njohur si ‘Prishtina Business Center’, me lokacion në Graçanicë.
Objekti është i projektuar dhe i ndërtuar në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare, me një arkitekturë të jashtëzakonshme dhe funksionalitet të avancuar të hapësirave përbërëse, depove dhe zyrave administrative, në një mjedis të projektuar për efikasitet dhe cilësi.
Ky objekt përfaqëson një mundësi unike për bizneset vendore dhe ndërkombëtare, për rritje dhe zhvillim, falë hapësirave moderne dhe infrastrukturës së avancuar që ofron.
Ndër tjerash, ky objekt është shpallur fitues në Bienalen e Arkitekturës 2022 si objekti më i mirë në kategorinë komerciale dhe industriale, dhe është nominuar për çmimin prestigjioz ndërkombëtar EU Prize for Contemporary Architecture - Mies van der Rohe Awards 2024.
Gjithë këto arritje dhe investime strategjike e kanë vendosur këtë park biznesi në nivelin më të lartë të njohjes ndërkombëtare, duke reflektuar cilësinë e jashtëzakonshme të këtij objekti. Kjo pronë është një mundësi e jashtëzakonshme për këdo që synon të zhvillojë biznesin e tij në mënyrë të suksesshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!