Taslixhe II Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 1000m² me lokacion në Taslixhe II, në rrugën “Halim Orana”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes dhe tri kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, gjashtë dhoma gjumi si dhe katër banjo.
Sistemin e ngrohjes shtëpia e ka me pompë termike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia është mjaft e mirëmbajtur, ka pishinë të brendshme si dhe saunë ndërsa ofron edhe garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia gjendet në lokacioni tejet të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugët kryesore, në afërsi me parkun e Gërmisë dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!