Ju nuk keni ndonjë shpallje të ruajtur në listen e të preferuarave.
Lakrishtë Prishtinë





Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Beni Dona.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike ndërsa ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!