Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 430m², me lokacion në Dragodan, afër Komunës, ndërtim nga Zero Group.
Lokali ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, me hapësirë të madhe të shfrytëzueshme dhe lartësi prej 4.5m, që mundëson fleksibilitet në organizim sipas nevojave të biznesit. Gjithashtu, është i pajisur me dy tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Objekti ofron 5 vendparkime të jashtme dhe 1 parking nëntokësor. Për funksionalitet më të lartë, lokali ka edhe lift nga kati 0 që mundëson transportin e mallrave në mënyrë të lehtë dhe efikase.
I pozicionuar në një nga zonat më të afërta me qytetin, ky lokal ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!