Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 98m², me lokacion në Dragodan, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ndërtim nga Arti Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve afër qendrës së qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore, afër marketeve, lokaleve dhe restauranteve duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!