Tophane Prishtinë
Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 240m², me lokacion në Tophane, në rrugën “Mehmet Pashë Deralla”, ndërtim nga Idea Contrustion.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tetë dhoma, kuzhinë, tri banjo, tualet dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike ndërsa është e pajsiur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe ofron tri garazha.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shtëpitë e shëndetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme ndërsa është shumë e përshtatshme për ordinanca apo edhe poliklinika.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!