Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 80.2m² me lokacion në Pejton, në kompleksin Prime Group.
Banesa ka orientim nga perëndimi me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e paisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një ndër lagjet më të bukura në qendër të qytetit, në afërsi ka shkollën dhe shumë shërbime tjera afariste që e bën këtë lokacion tejet të volitshëm për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!