Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 120m² neto me lokacion te Qafa, afër Shkollës “Meto Bajraktari”, në kompleksin Rinvest, ndërtim nga BP Home.
Banesa ka orientim të përshtatshëm nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajsiur me kondicioner.
Ndërtesa është e pajisur me ashensor si dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Banesa gjendet afër qendrës së qytetit në një zonë të zhvilluar dhe tejet aktive, ku trafiku urban qarkullon gjatë gjithë ditës, afër është edhe shkolla fillore si dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme për banorë.
*Banesa lirohet nga data 10 Tetor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!