Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 95m², me lokacion tek Xhamia 4 Lullat, në Qendër.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe lindja ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe tualet.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!