Kalabri - Emshir Prishtinë







Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 72m² me lokacion në Emshir, ndërtim nga EXDC.
Banesa ka orientim shumë të përshtatshëm nga lindja që u mundëon hapësirave të brendshme të kenë ndriçim të bollshëm natyral. Organizimi i brendshëm është kësisoji: qëndrim ditor, kuzhinë, dhomë të gjumit, tualet dhe ballkon. Banesa është e mobiluar tërësisht me një stil bashkohor të interierit dhe mobilie të kualitetit të lartë.
Sistemi i ngrohjes së hapësirave të brendshme mundësohet me energji elektrike.
Ndërtesa posedon hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje të qetë dhe të zhvilluar, me mundësi të mira për zhvillimin e një jete të rehatshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!